20:00 / E Mërkurë, 23 Shkurt 2022 / SH F

Kuvendi nesër mban seancë, diskutohet për ndryshimin e Kodit Civil që lejon martesat mes gjinisë së njëjtë

Kuvendi i Kosovës ka nesër do të mbajë seancën e radhës duke filluar nga ora 10:00, ku në rend të ditës do të jetë shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Pastaj në rend të ditës janë edhe disa pika tjera, ku përfshihet edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu, në rend të ditës është edhe shqyrtimi i parë i Projekt-Kodit Civil të Republikës së Kosovës nr. 08/L-124.

Rendi i ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-126 për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime shoqërore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë,

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-127 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe/ose të kontrollit të hyrjes/daljes së mallrave,

5. Debat parlamentar në lidhje me zhvillimet në dialogun Kosovë – Serbi,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. nr.08/L-011 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-061 për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-005 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar,

8. Shqyrtimi i parë i Projekt-Kodit Civil të Republikës së Kosovës nr. 08/L-124,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës,

10. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.