15:23 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kuvendi nesër me seancë të jashtëzakonshme për skandalet në politikën e jashtme

Kuvendi i Kosovës do të mbaj nesër një seanca të jashtëzakonshme nga ora 10:00.

Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca ka vetëm një pikë të rendit të ditës, raporton Indeksonline.

“Debat parlamentar sipas kërkesës së 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës”, është pika e rendit të ditës. /Indeksonline/