10:19 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kuvendi njoftohet për vendimin e Ilir Dedës e Mimoza Kusari-Lila

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të mbajtur sot përveç caktimit të seancës së jashtëzakonshme,  kryesia u njoftuar po ashtu edhe me vendimin e deputetëve Ilir Deda dhe Mimoza Kusari-Lila.

Gjatë kësaj mbledhje u njoftua se dy deputetët tani më janë shkëputur nga GP i LDK-së dhe veprim si deputetë pa grup parlamentar.

Deda dhe Kusari-Lila ditë më parë kanë të ditur se kanë shkëputur koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kusari-Lila ka thënë se Alternativa do të veprojë si e pavarur brenda Kuvendit të Kosovës./Indeksonline/