18:07 / E Enjte, 18 Nëntor 2021 / LB

Kuvendi nuk e miraton rezolutën për gazsjellësin

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë miratuar rezolutën e propozuar nga AAK për projektin e gazsjellësit në Kosovë.

Me 46 vota kundër, dhe 21 vota për, rezoluta dështoi të miratohet.

Paraprakisht kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kërkoi një konsulte me shefat e grupeve parlamentare për të gjetur një konsensus përkitazi më këtë çështje, por që kjo u refuzua nga Vetëvendosje.

Mimoza Kusari- Lila tha se debati për këtë temë është shterur dhe se rezoluta duhet të hedhet në votim.

Në anën tjetër, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca bëri me dije se seanca do të vazhdoj nesër nga ora 10:00.