14:58 / E Enjte, 09 Mars 2023 / S Z

Kuvendi nuk e voton projektligjin për Shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar

As në të dytën herë që është hedhur në votim nuk ka kaluar projektligji për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizues të Asistuar, për të cilën Kuvendi i Kosovës nuk pati kuorum.

Kjo pasi, 10 deputetë të pushtetit abstenuan të njëjtin projektligj. Megjithatë, pro këtij projektligji ishin 43 deputetë.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tregoi se vetëm 53 deputetë morën pjesë në atë votim dhe i njëjti i është bartur seancës së ardhshme plenare.

“Po e konsideroj një rezultat që është përfundimtar, prandaj kjo çështje ky projektligj i bartet seancës së re”, tha ai në seancë.

Kundër këtij projektligji doli edhe një nga deputetët e LVV-së, Eman Rrahmani.

Rrahmani ka kërkuar nga ministri Vitia që ta tërheqë projektligjin dhe ta ndryshojë atë.