12:20 / E Martë, 26 Maj 2020

Kuvendi shpallë shtatë konkurse, njëri ndër to dhe për Avokatin e Popullit

Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka shpallur sot konkurse për plotësimin e pozitave të lira në shtatë institucione të pavarura, transmeton IndeksOnline.

Konkurset janë hapur si në vijim:

–         Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit;
 

–         Për zgjedhjen Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi;

–         Për zgjedhjen e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, prej tyre së paku dy (2) anëtarë duhet të jenë nga radhët e komuniteteve tjera jo 

shumicë dhe së paku dy (2) anëtarë duhet të jenë të gjinisë femërore;

–         Për zgjedhjen e 2 (dy) anëtarëve të Bordit për Ankesa të Komisionit të Pavarur për Media;

–         Për zgjedhjen e 3 (tre) anëtarëve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës;

–         Për zgjedhjen e 1 (një) anëtari në Këshillin Prokurorial të Kosovës, përfaqësues nga shoqëria civile;

–         Për zgjedhjen e shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore;

 
          Linku: 

          ​http://www.kuvendikosoves.org/shq/punesimi/vende-te-lira-pune/

Mos i humb