16:42 / E Hënë, 12 Qershor 2023 / L K

Kuvendi të enjten mban seancën e radhës plenare

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të enjten do të mbajë seancën e radhës plenare.

Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se në këtë seancë do të shqyrtohet në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet.

“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e paraparë për sot në orën 13:00, nuk u mbajt në mungesë të kuroumit. Megjithatë, në bazë të vendimit të seancës së kaluar, Kuvendi do të mblidhet në seancë të re plenare të enjten, më 15 qershor 2023, në orën 11:00, për të shqyrtuar në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158. Më pas, ndo të vijohet me shqyrtimin e pikave nga seancat e papërfunduara”, thuhet në njoftimin e kuvendit.