07:17 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kuvendi vazhdon seancën

Sot, vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës. Kjo seancë do të nis nga ora 10:00.

Deputetët sot do të shqyrtojnë programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021.

Kujtojmë që dje projektbuxheti për vitin 2018 nuk ka marr votat e mjaftueshme të deputetëve.

Pas një debati dy ditësh nga ana e deputetëve projektbuxheti është hedhur në votim por që nuk ka marrë votat e mjaftueshme.

Për projektbuxhetin kanë votuar vetëm 58 deputetë që nuk ka  kuorum për t’u miratuar, pasi që opozita nuk ka dashur të marrë pjesë në votim./Indeksonline/