14:16 / E Premte, 02 Korrik 2021 / B O

Kuzhinieri humb jetën në mënyrë tragjike pasi ra në kusinë e supës

Një shef kuzhine në Irak humbi jetën javën e kaluar pasi aksidentalisht ra në një enë me supë që po ziente, duke djegur pjesën më të madhe të trupit të tij.

Sipas agjencisë së lajmeve Gulf News, ngjarja e rëndë ndodhi ndërsa shefi Issa Ismail ishte duke përgatitur banketin e një dasme në Zakho.

Raportohet se 25-vjeçari po përziente supën e pulës dhe rrëshqiti duke rënë në kusinë gjigante. Ismail u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mund t’iu mbijetonte plagëve, pasi kishte marrë djegie në 70% të trupit.