17:25 / E Diele, 05 Qershor 2022 / AR

Ky artikull (ndoshta) do t’i bindë shefat tuaj që t’jua lënë të premten/të shtunën pushim

Prisni, mos u gëzoni para kohe! Ky artikull nuk garanton që do t’i keni të premtet (ose të shtunat) pushim, por mund të jetë një argument i mirë për negociatat tuaja me shefat.

Sondazhi, i kërkuar nga kompania softuerike Wisetail dhe i kryer nga OnePoll, një kompani kërkimore marketingu që kryen edhe sondazhe, hulumtoi se si ndikon moti në produktivitetin e punonjësve.  “Të premtet e verës” janë çelësi për t’u ndjerë më të lumtur në punë dhe rrjedhimisht, për më shumë efektivitet.

Sondazhi sugjeron se 73% e punonjësve besojnë se ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si ata punojnë. 59% e 2,000 të rriturve që punojnë thonë se kur kompanitë e tyre lejojnë “të premtet e verës”  – ditë pushim ose me orar të shkurtuar pune – ata punojnë më mirë.

Mbi tetë nga dhjetë punonjës thonë se përfitojnë nga kjo strategji sepse i bën ata të ndihen shumë më të lumtur në punë (85%). Nëse punoni deri të shtunën, mund të sugjeroni që të punoni me orar të shkurtuar ose nëse është e mundur, ta keni pushim të shtunën gjatë periudhës së verës.

Tani, paçi fat me negociatat!