14:22 / E Enjte, 30 Shtator 2021 / AR

Ky burrë iu bashkua grupit të kërkimit për zhdukjen e tij, pa e ditur se ishte ai që po kërkohej!

Një burrë turk i cili u raportua i zhdukur në mënyrë të panjohur iu bashkua grupeve të kërkimit duke kërkuar veten.

Mediat lokale në Turqi raportuan se Beyhan Mutlu, i cili jeton në rrethin Inegöl të provincës Bursa, besohej se ishte zhdukur të martën, 28 shtator. Ai ishte larguar nga miqtë e tij në një pyll, ndërsa ishte i dehur.

Gruaja dhe miqtë e Mutlu raportuan se ishte zhdukur pasi nuk ishin në gjendje të lidheshin me të për disa orë.

Mutlu, 50 vjeç, më vonë iu bashkua një grupi në zonë, që po ndihmonte autoritetet në kërkimin e tij. Kur anëtarët e grupit të kërkimit filluan të thërrasin emrin e tij, ai u përgjigj:

“Unë jam këtu”.

Autoritetet pastaji  morën deklaratën, para se ta çonin në shtëpi, raportoi NTV. Është e paqartë nëse 50-vjeçari u përball me ndonjë dënim.

Burimi: Sky News