Ky detaj e largon Ronaldon nga Real Madridi (FOTO)
Cristiano Ronaldo është afër largimit nga Real Madridi. Ylli portugez siç duket do t’i lë Madrilenët pas nëntë viteve, shkruan IndeksOnline.
Fituesi i Ligës së Kampionëve në këtë sezon, dha disa komente që e lidhin atë me largimin nga Spanja dhe një detaj i ndodhur sot veçsa e konfirmoi këtë gjë.
Klubi i Realit së bashku me Adidasin publikuan fanellat e reja për sezonin 2018/19, por në reklamim mungoi fotoja e pesë herë fituesit të Topit të Artë.
Të gjithë futbollistët përfshi edhe trajnerin Zinedine Zidane kanë bërë foto me fanellat e reja, përveç 33-vjeçarit nga Portugalia.
Në rast se Ronaldo largohet nga Real Madridi, e ardhmja e tij ka tri opsione; Manchester United, Paris Saint Germain dhe Kina./IndeksOnline/