20:31 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ky do të jetë moti në Prishtinë gjatë ndeshjes me Gjibraltarin

Nesër nga ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillohet ndeshja miqësore në mes të Kosovës dhe Gjibraltarit.

Gjatë zhvillimit të kësaj ndeshje moti pritet të jetë i mirë dhe nuk ka rrezik për reshje.

Temperatura pritet të jetë rreth 22 gradë derisa era do të fryj me një shpejtësi deri në 21 km/h. /IndeksOnline/