18:08 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Ky do të jetë moti për pesë ditët e ardhshme

Fushat me presion të lartë atmosferik do të vazhdojn të mbesin mbi rajonin tonë edhe për tri ditët e para të javës.Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesëshme.

Nga pasditja e së enjëtes një front nga drejtimi i lindjes me presion të ulët do të depërtoj mbi vendin tonë duke kushtëzuar mot me vranësira të ç’rregullta të cilat
vende-vende do të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe do të lëvizin nga 0 -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 6-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja, kurse të premten nga verilindja shpejtësia maksimale e së cilës mund të arrijë deri 9m/s.

Temat: