14:23 / E Enjte, 17 Nëntor 2022 / A. M.

Ky dyshohet se është personi që sulmoi fizikisht kameramanin në veri

Sot në veri të Mitrovicës u sulmua kamermani i Insajderit, Jetmir Muji.

Në fotot e siguruara shihet personi që e ka sulmuar Mujin. Personi në foto i takon nacionalitetit serb.Emri i tij ende nuk dihet.

Ndërsa policia i ka thënë Insajderit se ende nuk ka të arrestuar dhe se rasti është në fazën e hetimeve.