15:05 / E Mërkurë, 17 Prill 2019 / indeksADMonline

Ky është 2019 Mercedes-AMG GLC 63 i ri, SUV-i më i shpejtë në botë

Ky është Mercedes-AMG GLC 63 i përditësuar, SUV-i më i shpejtë në botë.

Rivali i Porsche Macan mbart motorin 4.0-litër V8, me çmim që fillon nga 104,300 $ kur të mbërrijë këtë verë.

AMG GLC 63 i ri merr një ri-dizajnim të dukshëm krahasuar me modelin standard, me rrota 20-inç, fenerë të rinj LED, parakolp dhe prapakolp më agresiv, skaje anësore më të thella, shpërndarës aerodinamikë më të gjerë si dhe tuba shkarkimi në formë trapezi. Blerësit kanë mundësi të zgjedhin edhe rrota më të mëdha 21-inç.

Makina fuqizohet nga motori 4.0-litër V8, i disponueshëm në dy variante. Modeli i nivelit fillestar ka 469 kuaj fuqi, ndërsa modeli më i fuqishëm S ka 503 kuaj fuqi.

Të dy motorët ushqejnë fuqinë e tyre përmes transmetimit automatik me nëntë nivele shpejtësie në të katër rrotat e makinës. Modeli më potent ofron një përshpejtim 0-100 km/h për 3.8 sekonda dhe një shpejtësi maksimale 280 km/h.

Për tu përballur me hungërimat shtesë, Mercedes-AMG ka rindërtuar platformën e GLC me amortizatorë adaptivë, frena me gjashtë pistona dhe diferencial me mbyllje të kontrolluar në mënyrë elektronike.

Sistemi i drejtimit me të gjitha gomat aktive i GLC është rindërtuar gjithashtu, me një njësi të re të kontrollit të çiftit rrotullues. Kjo njësi lejon SUV-in të ndryshojë automatikisht gjendjen e drejtimit (me gomat e pasme aktive apo të gjitha) në varësi të kushteve të rrugës.

Brenda, Mercedes-AMG GLC 63 ka marrë përditësimet e zakonshme nga AMG. Pjesë e këtyre përditësimeve janë ndenjëset sportive, timoni shumë-funksional AMG si dhe kryskoti i ri.

Platforma MBUX me dy ekrane gjithashtu është përditësuar me disa menu specifike të AMG, e cila ofron informacion si: të dhënat e motorit, kohët e xhirove si dhe forcën-G.

Paketa ekstra që mund të zgjedhin blerësit quhet ‘Energising’. Ajo përmban disa funksione të interiorit, si: ndriçimi, kontrolli i klimës dhe muzika. Sipas Mercedes, kjo paketë sjell funksione të cilat përmirësojnë mirëqenien e drejtuesit të mjetit gjatë udhëtimeve të gjata.