75 Mall Live Search
12:08 / E Diele, 29 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ky është 22 vjeçari që u vra në Gjilan [Foto]

Mbrëmë rreth orës 23:00 një person është vrarë me armë zjarri në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Indeksonline mëson se personi  i vrarë është  Fatlind Arifi, i moshës 22 vjeçare.

Më poshtë Portali Indeksonline ua sjellë disa foto të personit të ndjerë…

Ndryshe, këtë rast e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se policia ka arritur ta arrestojë një të dyshuar, ndërsa një tjetër deri tani është në arrati.

“Rreth orës 23:00 kemi marrë informacionin që në fshatin Bresalc, komuna e Gjilanit, ka ndodhur një vrasje. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është sekuestruar një veturë e llojit Benz, e cila dyshohet të jetë pronë e të dyshuarve”, kishte thënë  zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

Ende nuk dihen motivet e këtij rasti./Indeksonline/