13:15 / E Shtunë, 02 Qershor 2018 / indeksADMonline

Mbytet një 22 vjeçar në Durrës

Një i ri është mbytur paraditen e së shtunës në zonën e Gjirit të Lalëzit, në Durrës.

Mësohet se viktima është shtetasi me inicialet E.S., 22 vjeç, nga Tirana.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15. Trupi i pajetë është nxjerrë në breg nga pushuesit.