14:02 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ky është 29-vjeçari që u gjet i vdekur në banesën e tij në Prishtinë

Granit Namoni është personi i cili u gjet natën e mbrëmshme pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë.

29 vjeçari është gjetur i vdekur ditën e djeshme brenda banesës së tij në lagjen “Bajram Kelemdni” në kryeqytet.

Familjarët e tij tashmë kanë filluar të merren me procedurat e varrimit, ku edhe kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit bëhet sot në lagjen Arbëria.

Ndryshe, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe po hetohen shkaqet e vdekjes.

ImageImage