Ky është 52-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Suharekë
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë të një personi në Suharekë, i cili është dërguar pa shenja jete në Qendrën Komunale të Mjekësisë Familjare.
Burimet e IndeksOnline kanë mësuar se 52-vjeçari që u gjet pa shenja jete është, Ramiz Kabashi.
Lidhur me rastin për IndeksOnline është deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku njoftoj se në konsultim me prokurorin e shtetit, policia ka nisur hetimet lidhur me rastin, duke siguruar prova dhe dëshmi nga vendi i ngjarjes në Suharekë, si dhe duke intervistuar dëshmitarë.
“Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe nga personeli mjekësor është konfirmuar se viktima ishte pa shenja jete, ndërsa janë vërejtur edhe rrethana që ngrisin dyshime për vdekje të dyshimtë”, ka thënë Bytyqi.
Familjarët e viktimës kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet të dielën në fshatit Reshtan./IndeksOnline/

