08:51 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

Ky është 7 vjeçari nga Kosova që u therr me thikë në Zvicër

Gjatë ditës së djeshme në qytetin e Baselit u ther për vdekje një shtatë vjeçar nga Kosova.

Mediat zvicerane kanë treguar që nacionaliteti i të miturit është shqiptar nga Kosova. Shtatë vjeçari i ndjerë ka prejardhje nga qyteti i Lipjanit.

Burime të Indeksonline mësojnë që shtatë vjeçari është nga fshati Bregu i Zi i komunës së Lipjanit.

Sipas mediave zvicerane, Policia e Baselit ka arritur të arrestoi një 75 vjeçare që ka pranuar që e ka therur të miturin.

“Ne nuk e dimë se çfarë marrëdhënie ka kryerësi i pretenduar me fëmijën.”, u shprehë detektivi Peter Gill.

Djaloshi shtatë vjeçar ishte duke u kthyer nga shkolla kur gjeti vdekjen. Trupin e tij e kishte gjetur pa ndjenja njëri nga mësuesit.

Tanimë në rrjete sociale, familjarët e 7 vjecarit të quajtur Iljas kanë njoftuar për vdekjen e të voglit, duke publikuar një fotografi të tij.

Ata janë tronditur me këtë akt, i cili ka tronditur dje tërë banorët e Baselit.

Siç raportojnë mediat zvicerane, e ëma e djalit nuk e dinte deri vonë se çka kishte ndodhur, derisa mjekët në fillim i kishin thënë se djali ka vdekur si pasojë e hemorragjisë. /Indeksonline/