20:04 / E Mërkurë, 01 Shkurt 2023 / AR

Ky është aktivisti që u fut “live” në studio të RTK-së

Zgjedhja e aktivistit të VV-së, Rilind Gërvallës si drejtor të programit shqip në RTK, ka ngjallur reagime të shumta.

Sonte në edicionin e lajmeve qendrore Nol Nushi i PSD-së është futur brenda studios ku po jepeshin lajmet drejtpërdrejtë me një pankartë, ku shkruhej “Radio Televizioni i Kurtit”.

Nol Nushi - PSD

Ndryshe për këtë aksion ka folur edhe kryetari i partisë, Dardan Molliqaj, i cili ka thënë se tash e tutje lajmet e televizionit publik, janë lajme të partisë, duke aluduar në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Lajmet e televizionit publik tash e tutje janë lajmet e partisë. Redaksia tash është Qeveria. Policia nuk është më veç në rrugë. Ajo vjen përmes filtrave të censurës. Garanton Rilind Gërvalla, drejtor i televizionit, i deleguar nga Partia-Shtet. Emërimet partiake nëpër ndërmarrje e agjenci janë bërë pjesë e përditshmërisë. Por, ky nuk është emërimi i radhës. Me këtë emërim pushteti na hyn nëpër shtëpi. Për të na treguar si duhet t’i kuptojmë veprimet e tij. Por, qytetarët tanë e kanë kaluar, dhe nuk do të kthehen me në kohërat e errëta ku jeton ky regjim. Liria do t’i gjejë rrugët e saj”, ka shkruar Molliqaj./Indeksonline/