18:37 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ky është dënimi i rëndë i Komisionit Disiplinor për Gjilanin për incidentin ndaj gjyqtarit

Ka përfunduar para pak çastesh mbledhja e Komisionit Disiplinor, derisa janë marrë disa vendime nga procedurat e hapura nga Komisari i Garave për ndeshjet e javës së njëmbëdhjetë në Superligën e Kosovës.

Komisioni Disiplinor ka vendosur ta gjobis SC Gjilanin për incidentet e shkaktuara pas përfundimit të ndeshjes ndaj KF Llapit, teksa u sulmua gjyqtari anësor Meriton Berisha.

“KF “ GJILANI “ nga Gjilani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për lëshime të theksuara në organizimin e ndeshjës ; KF “ Gjilani “ – FC “ Llapi 1932 “ e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan; ( raportet zyrtare ; mos ndërmarrje e masave të nevojshme organizative dhe të sigurisë ; sulm fizik në asistentin e ndeshjës Meriton Berisha pas përfundimit të takimit nga ana e nikoqirit ). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika 3 dhe nenin 53 paragrafi 1 pika 4 si dhe nenit 10 paragrafi 1 pika 2 të Rregullores disiplinore ; denohet me ; zhvillimin e ; 2 ( dy ) ndeshjeve të radhës jashtë fushës së vet dhe pa prezencen e spektatorëve në cilësi të nikoqirit dhe me të holla në shumë prej ; 5000 euro ( pesëmijë euro ). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar me të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhët i plotëfuqishë. ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 )”.