75 Mall Live Search
16:46 / E Premte, 06 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ky është deputeti që iu gëzua shumë zgjedhjes së gjyqtarëve të Kushtetuesës [Video/Foto]

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot kanë zgjedhur tre gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Nga pamjet që ka marr KosovaPress gjatë seancës, derisa numëroheshin votat për secilin kandidat, deputetët e PDK-së ishin shumë të zellshëm në numërimin e tyre me një laps dhe letër.

Në numërim u përfshi edhe ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, i cili pas përfundimit të leximit të votave u afrua te Memli Krasniqi duke i uruar zgjedhjen e këtyre gjyqtarëve.

Krasniqi është shef i Grupit Parlamentar të PDK-së e që sot ishte mjaft aktiv bashkë me deputetët e koalicionit.

Ndryshe, Remzije Istefi-Peci, Nexhmi Rexhepi dhe Safet Hoxha janë të zgjedhurit e kësaj Gjykate.