14:40 / E Enjte, 17 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Ky është ekipi ku mund ta shohim Depay në afatin kalimtar të janarit

Sevilla është e interesuar për sulmuesin e Barcelonës, Memphis Depay.

Sport thotë se e ardhmja e Depay mund të jetë te Sevilla, e cila ka intensifikuar kërkimin për numrin 9 për të ndihmuar në problemeve të tyre serioze qe ka para portës.

Sevilla shpreson të bindë Memphisin që t’i bashkohet me një transferim të lirë, edhe pse ai ka një marrëveshje me Barçën deri në fund të sezonit.

Sevilla është e gatshme të plotësojë kërkesat e Memphis për paga, pavarësisht se sulmuesi dëshironte 7 milionë euro neto verën e kaluar për të pranuar ofertën që kishte në tryezë nga Juventusi./IndeksOnline/