21:41 / E Shtunë, 31 Dhjetor 2022 / C E

Ky është ekipi kujdestar i Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intenziv

Kur shumica e qytetarëve me rastin e festës së Vitit të Ri e kanë ditë pushimi sot, punëtorët shëndetësor vazhdojnë të punojnë duke u kujdesur për shëndetin e të sëmurëve. 

Kështu, një ekip i përbërë nga mjekë e infermierë të Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intenziv, në natën më të gjatë të vitit, po përkujdesen për rastet më të rënda në QKUK. 

Anise brenda një hapësire spitalore, punëtorët shëndetësor të kësaj Klinike po mundohen të sjellin aromën e festes së Vitit të Ri.