17:26 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Ky është emri i avokatit që u ther me thikë në Prishtinë, policia jep detaje!

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth therjes së avokatit që ka ndodhur paraditen e së premtes në zyrën e viktimës në Qendër të Prishtinës. 

Bëhet fjalë për avokatin, Arlind Jupolli, shkruan Indeksonline.

Sipas Policisë, dyshimet e para janë ngritur se version i hetimit është se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që i dyshuari kishte me viktimën në zyrën e tij në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.

Policia ka njoftuar  se sulmuesi fillimisht e ka goditur avokatin me shufër hekuri e më pas e ka therur me thikë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

“I dyshuari është identifikuar dhe policia po punon për lokalizimin e vendndodhjes se tij”, ka thënë për Indeksonline zëdhënësi i PK-së Agron Borovci.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00.

“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në viktimën të cilit i është ofruar ndihma mjekësore nga ana e mjekeve në terren dhe më pas është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejme”, thotë më tej Policia. /Indeksonline/