13:19 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

Ky është emri që pagëzuan Kate dhe William djalin e tyre

Sipas të përditshmes britanike “The Mirror” çifti mbretëror ka pagëzuar djalin me emrin Luis Artur Charles.

Fëmija i tretë i Kate dhe William është bërë kryelajm gjithandej, ndërsa vazhdon të përfolet e të shkruhet në media prestigjioze për të, ku çifti nuk e fshehu ardhjen e tij, madje menjëherë pas lindjes ata dolën hapur para spitalit.


Ndryshe sipas rregullave të trashëgimit të kurorës, princi që vjen në jetë do të kishte një avantazh më shumë se motra e saj më e madhe, që në këtë rast është Charlotte. Mirëpo ky rregull është hequr dhe tani fëmijët mbretëror trashëgojnë fronin në rendin e rreptë të lindjes.


Luis Artur Charles erdhi në jetë më 23 të këtij muaji./Indeksonline/