17:31 / E Hënë, 24 Korrik 2023 / AR

Ky është filmi që s’duhet ta humbni për asgjë në botë

Vetëm nëse ke jetuar në Tibet (ose Japoni, ku “Oppenheimer” nuk po transmetohet) mund të të ketë shpëtuar fenomeni global “Oppenheimer”, një film i jashtëzakonshëm, emocionues, që të mban peng para ekranit për plot 3 orë. “Oppenheimer” sjell historinë e Julius Robert Oppenheimer, shkencëtari që drejtoi “Projektin Manhattan”.

“Projekti Manhattan” – nisma kërkimore dhe zhvilluese që çoi në prodhimin e armëve të para bërthamore, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Projekti u drejtua nga SHBA, me mbështetjen e Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Ai krijoi bombën atomike, e cila u hodh në Hiroshima dhe Nagasaki, duke shkaktuar rreth 220 mijë viktima. Viktimat u llogaritën gjatë kohës kur u hodh dhe pasojave që la rrezatimi dhe ekspozimi ndaj uraniumit.

Ka pa fund arsye pse duhet ta shohësh “Oppenheimer” dhe 10 prej tyre po t’i themi ne:

Është një film nga legjendari Christopher Nolan“Oppenheimer”, filmi që s’duhet ta humbësh për

Christopher Nolan është nga ata regjisorë që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kinema dhe mendja gjeniale që qëndron pas kryeveprave: “Inception”, “Interstellar”, “Dunkirk”, “The Dark Knight”, “The Prestige”, “Memento” e shumë të tjerë. Edhe nëse s’i ke parë këta filma, jemi 100% të bindur që ke dëgjuar të flitet për to.

Nolan njihet si një regjisor kompleks, i cili ka një botëkuptim unik në kinema dhe filmat e tij, shpeshherë janë një ndërthurje e bukur mes filozofisë dhe shkencës.

Bazohet në histori të vërtetë“Oppenheimer”, filmi që s’duhet ta humbësh për

Vetë Nolan e ka quajtur J.Robert Oppenheimer si “njeriun më të rëndësishëm në botë” dhe krijimi i tij, së bashku me grupin e shkencëtarëve që e ndihmuan, ndryshoi botën. Filmi bazohet në veprën biografike që ka fituar edhe çmimin Pulitzer, “American Prometheus: The Triumph and Tragedy of J. Robert Oppenheimer”.

Filmi eksploron në mendjen e shkencëtarit, ideologjitë e tij, pendesat, mendimet dhe mënyrën se si shteti përdor mendjet brilante në interesin e vet. Burri që qëndronte në krye të “Projektit Manhattan” dhe që zhvilloi bombën e parë atomike në botë, u ngrit në qiell dhe më pas u përplas për disa çaste, brutalisht në tokë.

Do zbulosh se si u krijua bomba e parë atomike“Oppenheimer”, filmi që s’duhet ta humbësh për

Ti mund ta dish ndikimin e jashtëzakonshëm që pati bomba e parë atomike që vrau një numër të madh njerëzish në Japoni, por ndoshta nuk e di se si është krijuar ajo. Filmi të tregon pikërisht arsyet se pse Amerika, me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë, krijoi armën më të fuqishme dhe më të paparashikueshme që shkaktoi një prej tragjedive më të mëdha në histori.

Do të kuptosh më shumë mbi betejën ndaj nazistëve dhe “luftën e ftohtë” mes Rusisë dhe SHBA-së“Oppenheimer”, filmi që s’duhet ta humbësh për

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Gjermania ishte një kërcënim shumë serioz, SHBA konkurroi me nazistët kokë më kokë, për të krijuar armën më të fuqishme që çeli një derë të re në botën e bombës atomike. Në një luftë plot suspancë kundër nazistëve, Oppenheimer duhet të sfidonte kohën dhe shkencëtarët nazistë, për të krijuar atë që mendjet e tjera njerëzore as nuk e imagjinonin.

Por, më pas, Hitleri vdiq, nazistët ranë dhe bomba ndryshoi trajektoren për t’u hedhur në Hiroshima dhe Nagasaki.“Oppenheimer”, filmi që s’duhet ta humbësh për

A kishte ndonjë shans që bomba të dilte jashtë kontrollit dhe reaksioni zinxhir të mos ndalej kurrë dhe të shkatërronte të gjithë botën? “Shanset janë afër zeros”, u shpreh Oppenheimer, por mundësia ekzistonte.

Vetë kasti e adhuron këtë film“Oppenheimer”, filmi që s’duhet ta humbësh për

Në rolin e gjeneralit Leslie Groves, i cili e vendosi Oppenheimer në krye të “Projektit Manhattan”, është Matt Damon. Ai është shprehur se kishte bërë një pauzë nga aktrimi dhe kjo pauzë do të përfundonte vetëm nëse Christopher Nolan do ta merrte në telefon. Fatmirësisht, kjo ndodhi.

Gjithashtu, Robert Downey Jr, i cili luan rolin e admiralit Lewis Strauss, u shpreh se ky është filmi më i mirë ku ka luajtur.  

Kast i jashtëzakonshëm“Oppenheimer”, filmi që s’duhet ta humbësh për

Filmi ka bërë bashkë yje fantastikë, duke nisur që nga Cillian Muprhy, Emily Blunt, Matt Damon, Robert Downey Jr, Florence Pugh, Cassey Affleck, Rami Malek, Kenneth Branagh etj.

Nuk ka CGI“Oppenheimer”, filmi që s’duhet ta humbësh për

Filmi nuk ka CGI (Imazhe të gjeneruara me kompjuter) dhe të dhuron ndjesinë e plotë të kinemasë dhe ngjarjes që ka ndodhur. Siç është shprehur dhe Nolan: “CGI është komode për t’u parë, por realiteti s’është aq i rehatshëm. Duhet të ketë një ndikim, një pickim. Duhet të jetë i bukur dhe kërcënues njëkohësisht”.

Tregon mendjen e komplikuar të një gjeniu“Oppenheimer”, filmi që s’duhet ta humbësh për

Oppenheimer është pa diskutim një karakter dhe personazh shumë i ndërlikuar, i cili nuk bëri kompromis me vizionin e tij, ama pati një gijotinë të tmerrshme: Ndërgjegjjen.

Sigurisht, “Oppenheimer” mund të konsiderohet si një “film i gjatë”, por na beso, ia vlen në çdo sekondë!