13:58 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Formacioni i mundshëm përballë Çekisë

Kombëtarja jonë zhvillon takimin e shekullit përballë Republikës Çeke nesër në mbrëmje.

Paraprakisht është menduar një tjetër formacion, por lëndimi i Muriqit duket se ka prishur punë, pasi finalizuesi më i mirë nuk do jetë aty për ta tundur rrjetën, kjo si pasojë e një lendimi, që pësoi ai në ndeshjen e Superligës turke kundër Konyasporit.

Por për momentin është në pikëpytje se kush do luajë qendërsulmues e sipas së gjitha gjasave Rashica, do ta zëvendësojë shtatlartin Vedat Muriqi, shkruan Indeksonline.

Mbase mund të evitohet loja me pasime të gjata dhe krosime, por shpejtësia e lojës do ketë rritje pasi treshja e sulmit përbëhet nga tre këmbëshpejt.

Sistemi nuk ndërron aspak, ndërsa pozicionet e lojtarëve po.

Indeksonline ju sjell formacionin e mundshëm që mund të aplikohet këtë të enjte

/Indeksonline/.