Ky është formacioni me lojtarët më të mirë të eliminatoreve të Kupës së Botës

Kampionati Botëror “Katar 2022” tani ka prekur fazën e çerekfinales, ku tetë kombëtaret më të mira do të luftojnë për të arritur gjysmëfinalen e këtij turneu.
Mes tetë më të mirëve, surpriza është e vetmja kombëtare që ka mbetur për të përfaqësuar kontinentin afrikan në këtë garë, respektivisht Maroku, raporton KosovaPress.
Në kuadër të çerkekfinales do të kemi përballje mes Holandës e Argjentinës dhe Kroacisë e Brazilit, ndërsa këtë fazë e mbyllin ndeshjet mes Anglisë e Francës dhe Marokut e Portugalisë.
Ndërkaq, më poshtë mund të gjeni 11 lojtarët që treguan paraqitjet më të mira të fazës eliminatore të Kupës së Botës në Katar.
Portier: Bono (Maroku)
Mbrojtës: Denzel Dumfries (Holanda), Romain Saiss (Maroku), Lisandro Martinez (Argjentina), Josko Gvardiol (Kroacia)
Mesfushorë: Lucas Paqueta (Brazili), Sofyan Amrabat (Maroku), Ivan Perisic (Kroacia)
Sulmues: Goncalo Ramos (Portugalia), Kylian Mbappe (Franca), Lionel Messi (Argjentina)