19:18 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ky është fustani më i mirë për mbrëmjen e Vitit të Ri

Meqenëse mbrëmja e Vitit të Ri po na ofrohet, gjithnjë e më shumë mendojmë për atë se çfarë të veshim për natën më të hareshme

Zgjedhja e modeleve ju takon juve, ndërkaq ne po ju propozojmë ngjyrat e fustaneve në të cilët me siguri do të shkëlqeni.

Harroni fustanin e shkurtër me ngjyrë të zezë, edhe pse ai është klasikë e cila nuk del nga moda, ne po ju propozojmë që të analizoni fustanin e shkurtër (apo të gjatë) me ngjyrë të kuqe.

E kuqja është e ngrohtë, nuancë e sofistikuar dhe ngjyra e vërtetë që ju ofron humor të mirë gjatë natës së Vitit të Ri.

Ngjyrë mjedre apo dredhëze, e kuqe rubin apo nuanca e panxharit, domates apo e kuqe e zjarrtë – në fustan të kuq gjithmonë do të dukeni si damë e vërtetë.

Fustani i kuq i gjatësisë deri në dysheme, me mëngë të gjata dhe flokët e ngritur fortë, fustani i kuq i rehatshëm në stilin e viteve shtatëdhjetë dhe tokëzat e shprishura apo dantella elegante në ngjyrë të kuqe dhe gërsheti në maje koke…

Cilindo që të zgjidhni, fustani i kuq do t’ju bëjë yll të natës kudo që të jeni.