17:31 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ky është futbollisti i Barcelonës që doli pozitiv me koronavirus

Gazeta e madhe spanjolle, “Mundo Deportivo”, ka njoftuar se mbrojtësi i Barcelonës, Jean-Clair Todibo në testet e fundi të Covid-19 ka rezultuar pozitiv.

Francezi, i cili ka luajtur si lojtar i huazuar në Schalke 04, do të izolohet në shtëpi dhe nuk do të fillojë stërvitjen me klubin e Barcelonës, shkruan IndeksOnline.

Kështu klubi i Barcelonës doli me një komunikatë zyrtare, ku tregoi se Todiboi ka rezultuar pozitiv me koronavirus por që gjendja e tij është e mirë dhe ende nuk ka ndonjë simptomë.