17:17 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019

Ky është futbollisti i vetëm i Kosovës që ka shënuar autogol me Kombëtaren

Që kur u lejua të luaj, Kosova ka zhvilluar 29 ndeshje, 6 pa simbole dhe himn ndërsa 23 që nga pranimi në FIFA dhe UEFA.

Dardanët kanë shënuar 43 gola që atëherë, në garat e nivelit miqësor dhe zyrtar, shkruan Indeksonline.

Vetëm një autogol është shënuar nga futbollistët e Kosovës.

Leart Paqarada ka realizuar në portën e Ujkanit golin e dytë në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës kundër Ukrainës në Loro Borici.

Ky është autogoli i vetëm që kanë shënuar futbollistët e Kosovës duke treguar sukses të vazhdueshëm në vijën e fundit. /IndeksOnline/