23:34 / E Enjte, 25 Mars 2021 / Blerim

Ky ishte futbollisti më i vlerësuar i Shqipërisë sonte!

Shqipëria e kreu detyrën me sukses ndaj Andorrës, ku edhe fitoi takimin me rezultatin final në 0:1.

Kjo ndeshje ishte e rëndësishme për “Shqiponjat”, pasi fituan tre pikë të plota në ndeshjen parë për kualifikimet në Botërorin e Katarit dhe u vendosën në vendin e dytë të grupit I, shkruan IndeksOnline

Lenjani padyshim që ishte njeriu i ndeshjes, pasi goli i tij vendosi edhe epilogun e këtij takimi.

Ai u vlerësua nga  “Sofas Score” me notën 7.0 që ishte më e larta.

Kujtojmë se Shqipëria ndeshje e radhës do ta luajë ndaj Anglisë në “Air Albania” me datën 28 mars.