23:18 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Ky është futbollisti që ka më shumë fëmijë se gola!

Futbollisti i Stoke City, Sadio Berahino po del të jetë më efikas jashtë fushave se brenda tyre.

Sipas gazetës “The Sun”, Berahino është bërë baba tre herë brenda një periudhe gjashtë javore.

Ish gruaja e tij lindi në maj të vitit të kaluar, kurse ish e dashura e tij dhe gruaja e tretë lindën në muajin korrik, shkruajnë mediat briatnike.

Futbollisti ka arritur që të shënoi vetëm dy gola që nga viti 2016-të por jashtë fushave ka arritur të shënoi tre herë./Indeksonline/