Gjenerali në pension i TMK-së tregon se kush e varrosi presidentin Ibrahim Rugova
Dje u bën 13 vite prej ndarjes nga jeta e Presidentit Historik, Ibrahim Rugova.
Edhe pse kanë kaluar gjithë këto vite ende vazhdon të komentohet ceremonia e varrimit të ish-presidentit Rugova.
Është ish-komandanti i UÇK-së, Nuredin Lushtaku i cili përmes një publikimi në rrjetin social Facebook ka treguar pse nuk dërgoi gradën e Kosovës në varrimin e Rugovës.

Ndërsa një reagim të gjatë lidhur me këtë ceremoni ka bërë sot edhe Komandanti i atëhershëm i brigadës së xhenios dhe i Kazermës së TMK-së në Ferizaj, Bedri Zeqiri, tashmë gjeneral në pension.
Zeqiri ka thënë se pas refuzimit të Lushtakut në atë kohë dhe me urdhër të Komandantit të atëhershëm të TMK-së, gjeneral Agim Çekut, brigada e 30-të e xhenios nga Ferizaj, mori përsipër ceremoninë ushtarake të varrimit të Rugovës, edhe pse brigada nuk ishte e specializuar për raste të tilla.

Postimi i plotë:
SQARIM
Në kuadër të diskutimeve të shumta që po bëhen kohëve të fundit në disa media lidhur me varrimin e presidentit Rugova , dëshiroj që për hir të së vërtetes, duke qenë i lidhur drejtpërdrejt në këtë ceremoni, të sqaroj opinionin e gjerë se pas refuzimit të komandantit të Gardës së Kosovës, Gjeneral Brigade Nuredin Lushtakut, me urdhër të Komandantit të atëhershëm të TMK-së, gjeneral Agim Çekut, brigada e 30-të e xhenios nga Ferizaj, e ka marrë përsipër ceremoninë ushtarake të varrimit të Presidentit Rugova, edhe pse brigada nuk ishte e specializuar për raste të tilla. Ushtarët e brigadës së 30-të të xhenios nga Kazerma e Ferizajt kan kryer shërbimet e rojeve të nderit, pritjen dhe përcjelljen ushtarake të delegacioneve të larta të shtetit dhe të atyre ndërkombëtare. Komandant i brigadës së xhenios dhe i Kazermës së TMK-së në Ferizaj, kam qenë unë, Bedri Zeqiri, Gjeneral Brigade në pension, që atëher kisha graden e Kolonelit. Përzgjedhja e ushtarëve të kësaj Brigade ka qenë vullnetare, që i plotësonin karakteristikat ushtarake për kryerjen e kësaj detyre shtetërore me kompetencë, përgjegjësi të lartë dhe nder prej ushtari. Në bashkepunim me kolonel Idriz Shabanin i cili atëher sherbente në Shtabin e Përgjithshëm të TMK-së,dhe i cili ishte angazhuar rrethë mbarëvajtjes së ceremonisë së varrimit të Presidentit Rugova. Nga Shqipëria eshtë sjellë “Shtrat topi” ushtarak, me të cilin ështe bartur arkivoli. Sipas traditës, në këtë mënyrë bartën në varrime trupat e pajetë të presidentëve, si komandantë suprem të Forcave të Armatosura, Kryeministrat etj, gati në të gjitha shtetët e botës. Me sa di unë, Kosova as sot nuk e ka një “shtrat top ushtarak” për ceremoni të tilla. Oficerët e lartë ushtarak nga Shqipëria i kanë përgatitur dhe trajnuar me shpejtësi stafin për pjesën ushtarake të ketij varrimi, sepse për pjestarët tanë kjo ishte përvoja e parë me të cilën po ballafaqoheshim. Kjo ceremoni është kryer pa asnje vërejtje duke ngritur në këtë mënyre nderin e Kosovës në prag të pavaresisë së saj.
Bedri Zeqiri Gjeneral Brigade në pension.






https://indeksonline.net/lushtaku-tregon-pse-nuk-dergoi-garden-e-tmk-se-ne-varrim-te-rugoves/