17:46 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ky është goli i Muriqit, i shënuar në Kupën e Turqisë (Video)

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës realizoi një gol në fitoren 2-1 të Genclebirligi përballë Karsspor duke udhëhequr skuadrën e tij drejt kualifikimit në raundin e 1/8-ave të kësaj gare.

Muriqi i cili kishte shënuar përballë këtij kundërshtari edhe në ndeshjen e parë që u fitua po me shifrat 2-1 nga Genclebirligi, realizoi golin e dytë në minutën e 62-të duke vulosur kualifikimin e formacionit nga Ankara-ja.

Ky ishte goli i dytë në Kupën e Turqisë dhe i 4-ti sezonal për Vedat Muriqin../IndeksOnline/

Temat: