10:47 / E Martë, 23 Maj 2023 / A. M.

Ky është i arrestuari për vrasje të rëndë në tentativë në Prishtinë

Mbrëmë, Njësiti për Reagim të Shpejtë -Prishtinë, ka arrestuar një person të dyshuar lidhur me një rast vrasje e rëndë në tentativë.

Rasti  ka ndodhë me datën 13.01.2023, në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Durim Aliun (1995).

Përveç që është i dyshuari i tretë që arrestohet për rastin e sipër shënuar, i njëjti po kërkohej me dy  urdhëresa nga gjykata për dy vepra të tjera.

Pas intervistimit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, personi i dyshuar  me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje. /Indeksonline/