75 Mall Live Search
21:00 / E Martë, 27 Prill 2021 / OSH

Ky është i arrestuari serb në Kosovë – ishte në kërkim ndërkombëtar

IndeksOnline ka raportuar ekskluzivisht se Policia e Kosovës pak  minuta më parë ka arrestuar një shtetas serb, me rrezikshmëri të lartë i cili ishte në kërkim ndërkombëtar.

IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se shtetasi serb që u ra në pranga të Policisë së Kosovës është Aleksandar Radulovic.

I njëjti ishte në kërkim nga policia zvicrane por Radulovic kishte zgjedhur Kosovën për t’u strehuar mirëpo falë gatishmërisë dhe profesionalizmit të lartë të Policisë së Kosovës është arrestuar sonte gjatë një operacioni për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar./IndeksOnline/