09:22 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale ka nisur dërgimin e ftesave për këtë vit.

I ftuari i radhës është ish-ushtari i UÇK-së, Ramiz Kukaj nga Korisha e Prizrneit.

Kjo u bë e ditur nga familjarët e Kukajt në rrjetin social Facebook, ndërsa ai do të paraqitet dhe do të intervistohet më 5 shkurt në Prishtinë, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, deri tani, janë rreth 250 persona, të cilët janë ftuar nga dhomat e specializuara për t’u intervistuar në Hagë.

Sipas kryetarit të OVL të UÇK-së Hysni Gucati, interesimi më i madh i prokurorëve të dhomave të specializuara ndërlidhet me veprimtarinë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së./Indeksonline