08:58 / E Enjte, 19 Tetor 2017 / indeksADMonline

Ky është i gjithë arsenali luftarak që Serbia do të tregojë nesër (Video)

Nesër me rastin e çlirimit të Beogradin në luftën e dytë botërore, Serbia ka organizuar një paradë të madhe ushtarake me qëllim që t’iu tregoj fqinjëve të saj armatimin që ka ajo.

Ngjarja e cila organizohet për nder të lirisë, vizitorët do të kenë mundësi shohin më shumë se 2.200 anëtarë të Armatës së Serbisë, më shumë se 130 automjete të ndryshme, 30 aeroplanë dhe helikopterë, dhe më shumë se 40 projekte të reja dhe pajisje të industrinë serbe të armeve, transmeton Indeksonline.

Ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin , tha sot se çdo gjë është gati për të parë ushtrimi “Liria 2017”, e cila zhvillohet në aeroport Batajnicës me rastin e çlirimit të Beogradit në Luftën e Dytë Botërore. Ai ka thënë se mysafirët do të kenë mundësi nesër për të parë një ushtri të fortë moderne profesionale, e cila është në gjendje për të mbrojtur vendin e tyre.

“Gjithçka është gati, ne presim mysafirë nga e gjithë bota. Ne do të jemi në gjendje të tregojmë se çfarë është politika e neutralitetit ushtarak”, tha ministri i Mbrojtjes dhe shtoi se të ftuarit do të jenë zyrtarët më të lartë ushtarake të Rusisë dhe BE-së.

Vizitorët do të jenë në gjendje të shohin mig nga Rusia, si blerja e fundit e armatës serbe.

Serbian army

Serbian army

 

Serbian army