75 Mall Live Search
10:00 / E Martë, 03 Dhjetor 2024 / M H

Ky është i riu që vdiq në rrethana të dyshimta në Ferizaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në një familje në Ferizaj.

 Në rrethana të dyshimta, i riu Egzon Baliu, u gjet i vdekur në banesën e tij.

Lidhur me këtë rast, policia ka nisur hetimet, shkruan IndeksOnline.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, përfshirë ekipin mjekësor të emergjencës.

Pas ekzaminimeve për shenja vitale, mjeku ka konstatuar vdekjen e të riut dhe më pas është tërhequr trupi i pajetë për t’u dërguar për obduksion.

Në vendngjarje, policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme dhe ka marrë informacionet e para për këtë rast të rëndë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti dhe do të ndërmerren veprime të tjera brenda afatit ligjor.