Ky është i vetmi ekip i pa mposhtur si mysafirë këtë sezon
I vetmi ekipi që është i pamposhtur këtë sezon në top ligat evropiane si mysafirë është Juventus.
“Zonja e Vjetër” ende nuk ka humbur asnjë lojë si mysafirë këtë sezon në të gjitha garat, transmeton Indeksonline.
Ata kanë fituar 18 ndeshje dhe kanë barazuar tre herë në Serie A, Ligë të Kampionëve dhe Coppa Italia.
Sonte “Zonja e Vjetër” luan kundër Fiorentinës, ku do të jetë mysafirë./Indeksonline/