21:18 / E Shtunë, 04 Shtator 2021 / OSH

Ky është inspektori i cili dyshohet se i paralajmëroi bizneset për kontrollet policore

Inspektori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë me inicialet A.P., është liruar në procedurë të rregullt ndërsa ndaj tij është hapur edhe rast penal për keqpërdorim të informatës zyrtare.

I njëjti inspektor është zbuluar mbrëmjen e kaluar deri sa po informonte bizneset për mbylljen e lokaleve pasi që kishte kontrollime policore.

Inspektori ishte zbuluar që po kryente vepër penale, pasi u identifikua një person të cilin e kishin dëgjuar hetuesit e IPK-së derisa thoshte se “largoni njerëzit nga lokalet se po vijnë policia”.