20:29 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Ky është kandidati për kryetar të PDK-së, në komunën e Kadri Veselit!

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka paraqitur kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Mitrovicë.

Hamza kandidaturën e tij e paraqiti sot në mbledhjen e kryesisë cila u mbajt në selinë e PDK-së, dega Mitrovicë.

Ndërkaq, zgjedhjet e brendshme në këtë degë do të mbahen më 28 prill.