15:22 / E Shtunë, 27 Shkurt 2021 / Blerim

Ky është komenti i Currit pas triumfit ndaj Trepçës’89

Prishtina e ka mposhtur Trepçën’89 në minutat e fundit të takimit me rezultatin final në 2:1.

Me golin e Abazit e Dellovës, klubi i Ramadanit fituan tre pikë të plota në Mitrovicë, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshjes foli edhe ndihmës-trajneri i Ramadanit, Debatik Curri pasi tekniku kishte probleme me fytin dhe zërin.

Curri, tha se ishte i kënaqur me përformancën e futbollistëve.

“Po jemi përgatit si në çdo ndeshje, jemi ardhë për me fitu ndeshjen, e kemi ditë që ky takime do të jetë i vështirë. Po ekipi ka qenë normalisht i lodhur, por që jemi të kënaqur me performancën, shpresojmë më të mirën”, tha Curri.