21:39 / E Shtunë, 28 Nëntor 2020 / Blerim

Ky është komenti i Pirlos pas barazimit me Beneventon

Juventusi arriti ta merr vetëm një baraznim në ndeshjen e xhiros së nëntë ndaj Beneventos në Serie A.

Takimi u mbyll në 1:1, ku djelmoshat e Pirlos nuk u treguan efikas para portës kundërshtare, shkruan IndeksOnline

E kështu, pas kësaj ndeshje, foli edhe tekniku Pirlo, ku tha se futbollistët e tij kishin raste të mira gjatë ndeshjes, por që nu kia dolën të shënonin më shumë gola.

“Ne e kontrolluam pjesën e parë mirë, kishim shanca ta fitonim ndeshjen, por ne duhej ta kontrollonim situatën dhe të shkonim në pushim me avantazh”, deklaroi 41 vjeçari.

“Ne po fokusohemi tek zhvillimi i lojës, tani kemi edhe një anësor më shumë, ndonjëherë është më mirë ndonjëherë jo. Por, nëse duam të fitojmë trofe, duhet të fokusohemi të mos lëshojmë ndeshjet siç kemi bërë sot”, tha Pirlo.