23:16 / E Diele, 13 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ky është kryetari i ri i Plisave

Gjatë ditës së sotme është Albert Kastrati ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të tifo grupit të Prishtinës, Plisat.

Ai la këtë vend të lirë pas tetë vitesh në krye.

E në vend të tij u zgjodh Rinor Grajçevci, ndërsa nënkryetar u zgjodhën Ardit Beqiri dhe Besnik Qazimi.

Ky është njoftimi i tyre:

KOMUNIKATË

Qytetarë të nderuar të Prishtinës, e veçanërisht PLISA!

Pas dorëheqjes së kryetarit të deritanishëm të tifogrupit tonë Albert Kastrati, sot më 13/10/2019, në ambientin e Fan Club Plisat është mbajtur mbledhja e rregullt për zgjedhjen e kryetarit, e njëherit edhe kryesisë së re të tifogrupit.

Në mbledhje morrën pjesë gjithsej 19 përfaqësuesë të nëngrupeve, ku u votua për kryetarin e ri dhe për anëtarët e kryesisë.
Me shumicë votash është votuar për këtë kryesi:
Kryetar: Rinor Grajçevci
Nënkryetar: Ardit Beqiri dhe Besnik Qazimi(Beshi).

Kryetarin e deritanishëm, Albert Kastratin-Tigri, e falenderojmë për kontributin e tij dhe punën e palodhshme për këto tetë vite, për Prishtinën dhe për kombin. Ka qenë prijësi ynë në 25 e 30vjetor. Ka qenë prijësi ynë tetë vjeçar. Me një fjalë, ka qenë gjithmonë aty ku ka qenë nevoja, e edhe tash e tutje do të jetë prapa në përkrahje të kryesisë së re.

Në ditët në vazhdim do të mbahet mbledhja e radhës e kryesisë së re ku do të mirren vendimet për të ardhmen .

Plisat Prishtinë
13/10/2019