08:41 / E Diele, 13 Maj 2018 / indeksADMonline

Ky është kushti i Allegrit për t’u bërë trajner i Arsenalit!

Massimiliano Allegri mund të bëhet trajneri i ardhshëm i Arsenalit.

Trajneri aktual i Juventusit, ka shpreh interesim për t’u bërë zëvendësues i Arsene Wengerit, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë para se të pranoj ofertën, Allegri ka kërkuar nga “Gunners” 200 milionë euro për transferime dhe ta ketë synimin tek garat europiane.

50-vjeçari mori stolin e Juves në vitin 2014, ai fitoi katër herë (me këtë të fundit) titullin e Serie A-s, katër herë Kupën e Italisë, një herë Super Kupën e Italisë dhe dy herë ishte në finale të Ligës së Kampionëve.

Allegri është i njohur me stilin e bukur të lojës, andaj Arsenali e ka si objektiv kryesor./IndeksOnline/